Plaku që e mb.yti ariun nuk do që të përsëritet historia, para disa viteve ariu ia sul.moi për vde.kje vajzën (VIDEO)

Shpërndaje

Shëtitja nepër malet e Kabashit i kujton atij një humbje të madhe.

Avdyl Gegës, në këto male ariu ia kishte sulmuar një vajzë, duke ia lënë të vdekur, vite më parë, raporton T7.

E një humbje të dytë nuk do të mund ta përballonte plaku i Korishës, andaj kur ishte gjendur bashkë me djalin e tij në mal, ariu i ishte vërsulur.

Historinë e përballjes së tij më ariun nuk përton ta tregojë asnjëherë.

Ai nuk mendonte se do të shpëtonte i gjallë, megjithatë donte të tregohej trim para djalit të tij.
Pasi thotë se me sepatë, arriti ta mbysë ariun, shkoi në spital të mjekohej e më pas në shtëpinë e tij.

Andaj, Avdyl Gega e di më së miri se cila është fuqia e kafshës, lloji i të cilës po konsiderohet problematik, së fundmi.

Nga mali, në një fshat jo larg atij të Gegës, ka zbritur së fundmi edhe një ari i murrmë.

E Gega që i njeh tiparet e një ariu thotë se nëse ajo shkakton dëme, duhet të merren masa ndaj tij, por nuk përmend që ai duhet të vritet.

E gjithë këtë situatë, 82 vjeçari gjen vend edhe për humor.

Ai thotë se zemra e tij nuk do të mund ta përballonte një përballje të dytë me një ari…

Ndryshe, historia e Gegës është e njohur në Prizren.

Veçse ai kishte deklaruar se ishte i detyruar të ballafaqohej me ariun në mënyrë që ta shpëtonte vetën e djalin./T7/