Erdogan: Nuk do të heshtim kurrë para një qafiri si Netanyahu, myslimanët janë bashkë si ‘dhëmbët e një krehri’
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se bota myslimane nuk mund të vëzhgojë në heshtje zhvillimet në Palestinë, duke theksuar se, siç tha ai, “zemrat dhe shpirtrat e të gjithë myslimanëve janë me Gazën dhe të shtypurit në të gjithë botën islame”.
“Bota myslimane nuk mund të mbetet kurrë një vëzhguese e heshtur e situatës në Palestinë, përballë këtij rebelimi të një tirani, një të pafe të quajtur Netanyahu”, tha Erdogan.
“Kjo është arsyeja pse, kudo që ka një mysliman në botë, zemra, mendja dhe shpirti ynë janë me ta. Kjo është arsyeja pse i perceptojmë të gjithë myslimanët si pjesë të një trupi, si dhëmbët e një krehri, si tullat e një ndërtese. Kjo është arsyeja pse jemi në Palestinë sot. Kjo është arsyeja pse jemi në Gaza sot. Kjo është arsyeja pse nuk mund të mbetemi kurrë vëzhgues të heshtur të asaj që po ndodh në Palestinë – përballë këtij rebelimi të një tirani, një qafiri të quajtur Netanyahu”, tha Erdogan gjatë fjalimit.
“Nëse gjysma e zemrave tona është këtu, gjysma tjetër është në Gaza, në Palestinë, në Jemen, Sudan dhe Afganistan – plagët e përgjakshme të botës islame. Në dashtë Zoti, në lutjet që ofrojmë sonte, nuk do t’i harrojmë të shtypurit dhe të privuarit, kudo që jetojnë. Do t’i ngremë duart drejt qiellit edhe për ta”, vazhdoi presidenti turk.