Fetai: Më 19 tetor, era e ndryshimit do të fryej edhe për Likovën. Për këtë rini, ia VLEN!
Zv.kryeministri, Arben Fetai mbrëmë bashkë me kandidatin për kryetar të Likovës Nexhmedin Sadiku dhe kandidatët për këshilltarë kanë takuar rininë e Likovës, njofton albazone media.
Postimi nga FETAI:
Një mbrëmje e mbushur me energji dhe pozitivitet.
Bashkë me kandidatin tonë për kryetar të Likovës Nexhmedin Sadiku dhe kandidatët për këshilltarë në krye me Lirim Jashari, takuam rininë e mrekullueshme të Likovës.
Biseduam për shqetësimet e tyre dhe vizionin tonë për Likovën e fokusuar te rinia, zhvillimi dhe progresi.
Më 19 tetor, era e ndryshimit do të fryej edhe për Likovën. Për këtë rini, ia VLEN!