MaqedoniTop Lajme

Fetai: Pse u takua ministri i Jashtëm me një të dënuar për krim e korrupsion?

Shpërndaje

Takimet e Bujar Osmanit me Nikolla Gruevskin kanë ndodhur. Këtë e di i gjithë opinioni, sidomos kur pushteti i atëhershëm ishte bërë gati ta kthente Gruevskin në Shkup, pasi ndryshuan Kodin Penal për t’i vjetërsuar lëndët e një individi të futur në listën e zezë amerikane. Madje, kujtojmë edhe presionin ndaj ish-kryetares së Gjykatës Supreme! Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ndërsa ka shtuar se vet Osmani nuk pati guxim ta mohojë takimin.

Postimi i plote:

Takimet e Bujar Osmanit me Nikolla Gruevskin kanë ndodhur. Këtë e di i gjithë opinioni, sidomos kur pushteti i atëhershëm ishte bërë gati ta kthente Gruevskin në Shkup, pasi ndryshuan Kodin Penal për t’i vjetërsuar lëndët e një individi të futur në listën e zezë amerikane. Madje, kujtojmë edhe presionin ndaj ish-kryetares së Gjykatës Supreme!

As vetë Osmani nuk pati guxim ta mohojë. Siç bën tash 20 vite, u përpoq të luajë naivin dhe të fshihet pas Ligjit për informata të klasifikuara. Por pikërisht këtu fillon mashtrimi. Ligji është i qartë: klasifikohen vetëm ato informata që prekin sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Kurrë nuk mund të klasifikohen takime që lidhen me krime, korrupsion dhe pazare politike. Pra, vetë ligji e rrëzon në vend justifikimin e Osmanit.

Dhe pikërisht këtu lindin pyetjet e mëdha që kërkojnë përgjigje:

Pse u takua ministri i jashtëm me një të dënuar për krim e korrupsion, të vendosur në listën e zezë amerikane?

Kush ia dha urdhrin Osmanit të shkelë ligjin dhe të njollosë shqiptarët?

Për kë u bë ai takim dhe në çfarë pazari u futën Osmani dhe Gruevski?

Institucionet nuk janë çiflig i Osmanit, Grubit e Ahmetit.Takimi me Gruevskin nuk ishte për shqiptarët, por për klanet e korrupsionit. Ky turp nuk mbulohet me ligje, alibi e fjalë koti, por vetëm sa e zbulon të vërtetën e madhe: BDI përdori shtetin për pazare të errëta në dëm të shqiptarëve!