Izet Mexhiti: Rruga Ferid Murat në Çair po transformohet me 1 milion euro investim
Sot, Izet Mexhiti njoftoi fillimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në Çair – transformimin e rrugës “Ferid Murat”. Ky investim synon të sjellë një rrugë më të sigurt, moderne dhe funksionale për banorët.
Projekti përfshin ndërtimin e një segmenti prej 1 kilometri, nga rruga “Xhon Kenedi” deri te rrethrrotullimi “Shqiponja”, me një vlerë prej 1 milion eurosh. Financimi realizohet nga Komuna e Çairit, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Transportit.
Investimi përfshin asfaltim të plotë, dy korsi të rregulluara për qarkullim, trotuare standarde, korsi të reja për biçikleta, parkim të ligjshëm, ndriçim modern, si dhe ndërtimin e një rrethrrotullimi funksional që do të lehtësojë trafikun.
Punimet pritet të përfundojnë në mars 2026, duke sjellë kushte më të sigurta dhe më të rehatshme për lëvizjen e banorëve të Çairit.
“Izeti Mexhiti theksoi se ky projekt është vetëm një nga investimet që tregojnë se Çairi po ecën fuqishëm përpara,” thuhet në njoftimin e tij.