MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi në shkollat fillore “Krum Toshev”, “Njegosh”, “Vera Jociq”” dhe “Naum Naumovski Borçe” në Komunën e Gazi Babës, nga e hëna, 15 shtator deri të premten, 19 shtator, do të zhvillohet pa praninë fizike të nxënësve në shkolla, por online.
Ky vendim vjen për shkak të zjarrit në Trubarevë, Komuna e Gazi Babës dhe rekomandimeve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor.
Në një seancë urgjente të Qeverisë u miratua një Konkluzioni që mësimi në katër shkollat fillore përmes mësimit në distancë, duke përdorur mjete komunikimi elektronik.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar shkollat që të organizojnë mësimin në përputhje me kushtet e krijuara rishtazi”, theksohet në komunikatën e MASH-it.