Mexhiti: Rruga “5 Maji” në Serovë po rikonstruohet, nuk japim premtime boshe por realizojmë investime konkrete
Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot ndoqi punimet për rikonstruimin e rrugës “5 Maj” në lagjen Serovë.
Postimi nga Mexhiti:
Çairi po ndërtohet, ashtu siç e meriton.
Sot, në rrugën “5 Maji” në Serovë, po realizohet rikonstruksioni i plotë i rrugës, projekt i financuar nga Qeveria me vlerë 5 milionë denarë. Ky është vetëm një nga investimet që po çojnë drejt zhvillimit të kësaj zone, e cila po shndërrohet në një qendër banesoro-biznesore.
Por ne nuk ndalemi këtu. Sepse paralelisht kemi gati projektin për një parking modern në kate, që do ta zgjidhë përfundimisht problemin e parkimit në këtë pjesë të ngarkuar të Çairit. Ky është vizioni ynë: zhvillim urban, modernizim dhe kushte dinjitoze për qytetarët.
Ndryshe nga ata që për vite me radhë e lanë Çairin të bllokuar dhe të izoluar, ne po e kthejmë çdo lagje në histori suksesi. Ata vetëm premtonin, mashtronin dhe zhgënjenin, ndërsa ne po ndërtojmë, po investojmë dhe po fitojmë çdo ditë.
Më 19 tetor, qytetarët e Çairit do të japin përgjigjen e tyre të qartë: fitoren e madhe për zhvillimin, për transparencën dhe për dinjitetin e komunës sonë. Çairi meriton qeverisje të ndershme, dhe këtë do ta sigurojmë bashkë, me punë, me kurajë e vullnet si dhe me fitore të padiskutueshme!
VLEN 7, vota për fitoren, vota për Çairin kampion!