Ministri Aziri: Përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe përkushtim në punë

Shpërndaje

Postimi i parë si Ministër, Azir Aliu do të kemi Përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe përkushtim në punë, përcjell albazone media.

Postimi i Azirit:

Përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe përkushtim në punë.

Këto do të jenë dy parimet e mia themelore, të cilat do të jenë udhërrëfyesit në kryerjen e funksionit Ministër në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në të cilën jam emëruar nga ana e deputetëve në Kuvend.

Qytetarët tanë meritojnë një sistem më efikas të mundësive dhe shërbimeve publike të arritshme, ndërsa unë jam i gatshëm që tërë kapacitetin tim të njohurisë, përvojës dhe integritetit t’i sjell në prurjen e këtyre ndryshimeve të cilat nënkuptojnë administrim dhe digjitalizim në funksion të nevojave të qytetarit.

Kabineti im gjithmonë do të jetë i hapur për të gjithë ata të cilët duan të më bashkëngjiten në këtë mision dhe i ftoj hapur të gjithë individët dhe organizatat, ekspertët dhe në përgjithësi dashamirët, që të jenë pjesë e rrugëtimit për ndryshim.

#MePërgjegjësiPërQytetarët

Takimet e para të punës si ministër i kam pasur me kolegë nga sektorë dhe departamente të ndryshme të MSHIA-së, me të cilët bashkërisht kemi diskutuar për prioritetet e punës në periudhën e ardhshme.

Me vëmendje të veçantë pata rastin të dëgjoj mendimet dhe pikëpamjet e tyre për proceset e udhëhequra nga ministria jonë. Kam takuar shumë njerëz punëtorë dhe profesionistë që e duan punën e tyre dhe të gjithëve u theksova se zyra ime do të jetë gjithmonë e hapur për idetë dhe sugjerimet e tyre – se si të bëjmë bashkërisht ndryshimet që qytetarët presin dhe meritojnë!

Profesionalizmi, përgjegjësia dhe përkushtimi ndaj punës duhet të jenë parimet kryesore të secilit prej nesh, sepse vetëm kështu mund të arrijmë sukses në sfidat me të cilat përballemi!