Mot me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë
Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe jo stabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Gjithashtu do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 32 gradë.
Edhe në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut. Gjatë ditës do të fryjë dhe erë e dobët deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 30 gradë Celsiusë.