Një rrëfim i veçantë i Ali Ahmetit për dy dekadat e para dhe dy dekadat e dyta të veprimtarisë kombëtare dhe politike

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë një interviste dedikuar shënimit të 20 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq i pyetur se tani pas 40 viteve veprimtari kombëtare, a ndjehet i përmbushur dhe i realizuar, shkrut është përgjigjur se atë që ai kishte idealizuar e ëndërruar, është arritur edhe pse ka ende shumë punë për të realizuar.

“Jeta është zhvillim, jeta është dinamike por për atë që unë ëndërrova, për atë që unë idealizova, shumëçka është arritur edhe pse ka edhe shumë punë për të bërë, por nuk mund të them që jam i pakënaqur me rezultate e deritashme ku një pjesë sado modeste që të jetë, unë jam njëri nga aktorët e zhvillimit të ngjarjeve që sot është shteti më i ri i quajtur Kosovë. Unë jam një nga aktorët që sot shqiptarët në Maqedoni të Veriut kanë ndyshuar statusin e vet, sot shqiptarët kanë dinjitet në Maqedoni të Veriut, me flamur kombëtar, me universitete”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.