Osmani, Taravari dhe Demiri takim me mjekët në Shkup: Bashkohen për plebishitin e 19 tetorit
smani, Taravari dhe Demiri takim me mjekët në Shkup: Bashkohen për plebishitin e 19 tetorit
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka organizuar një takim me Dr. Arben Taravari, Dr. Ilir Demirin dhe mjekë të klinikave dhe spitaleve të Shkupit, për të diskutuar rreth plebishitit historik që do të mbahet më 19 tetor.
“Secili prej tyre është mobilizuar për të mbrojtur parimet themelore të barazisë, të mundësive të barabarta dhe të mosdiskriminimit, pa dallim etnie,” tha Osmani gjatë takimit.
Ai shtoi se ky moment është një dëshmi se komuniteti mjekësor nuk përfaqëson vetëm profesionin, por edhe një zë të ndërgjegjes dhe të dinjitetit shoqëror.
“Mjekët e Shkupit shprehën qartë se ka ardhur koha të mobilizohemi dhe të ngremë zërin për dinjitetin e profesionit dhe popullit tonë,” përfundoi Osmani, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të komunitetit mjekësor në këtë proces qytetar.