Presidenti Begaj nënshkruan dekretin për thirrjen e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot ka nënshkruar dekretin për thirrjen e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më 12 shtator 2025, ora 10:00, njofton albazone media.
Njoftimi nga Presidenti Begaj:
Sot nënshkrova dekretin për thirrjen e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më 12 shtator 2025, ora 10:00.
Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane.