Rritja e shujtës studentore, Janevska: Nuk varet nga unë, por nga buxheti
Me shujtën aktuale të studentëve prej 140 denarësh, mezi mund të blejmë ndonjë gjë për të ngrënë. Gjithçka u rrit, vetëm shujta e studentëve ka mbetur e njëjtë, me këto çmime është pak për ta rritur atë në 150 denarë, është e nevojshme ta ngrini atë mbi 250 denarë. Kështu thonë studentët e anketuar nga Alsat.
“Duhet të kemi parasysh faktin se kostot rreth nesh po rriten dhe se ato po bëhen më të shtrenjta, dhe se ne si studentë gjithashtu duhet të përshtatemi me normën e inflacionit për t’u rritur me pak përqindje”, u shpreh një student.
“Një shujtë konkrete, si të blej diçka për të ngrënë, nuk është i mjaftueshëm sepse shumë gjëra janë më të shtrenjta se 140 denarë”, tha një tjetër student.
“Unë mendoj se shujta e studentëve duhet patjetër të rritet. Ato janë të mjaftueshme për një shujtë, por a do të të ngopë me këto çmime tani nuk e di, nuk jam shumë i sigurt|”, theksoi një student.
“Duhet të jetë më shumë, mbi 250 do të ishte perfekte. Të gjitha çmimet që janë ideale për atë buxhet janë jashtë kampusit, duhet të shkojmë më tej, por nuk mund të arrijmë në kohë në orë”, u shpreh një tjetër student.
Ministrja e Arsimit Vesna Janevska, thotë se mund të konsiderojnë rritjen e shujtës së studentëve, por jo këtë vit.
“Shujta e studentëve, po, dëgjova kryetarin, mendoj se ka të drejtë, që të mund të mendojmë ta zgjerojmë/rrisim vitin e ardhshëm. Mendoj se 10 denarë janë në rregull, por natyrisht nuk varet vetëm nga unë, varet nga mundësitë e buxhetit të shtetit”, deklaroi Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.
Dje, studentët përmes organit nacional të studentëve kërkuan një rritje prej 10 denarësh, përkatësisht nga 140 në 150 denarë. Në këtë mënyrë, sipas tyre, do të lehtësohet barra financiare e studentëve dhe do të krijohen kushte më të mira për studim.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të pranojë aplikime nga studentë deri më 5 shtator, për të ushtruar të drejtën e një shujte të subvencionuar studentore për vitin akademik 2025/2026. Për herë të parë, studentët filluan të marrin para për një shujtë në vitin 2020. Herën e fundit, shuma e subvencionit për shujtën e studentëve ndryshoi në vitin 2023 nga 120 në 140 denarë./alsat