Ahmeti: E pranoj garën, por jo shpifjet, të gjithë e kanë të kotë, BDI-ja nuk do të regjistrojë humbje

Shpërndaje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij në organizimin e Sekretariatit për mundësi të barabarta dega Çair ka thënë se është i hapur për garë por jo shpifjet.

Sipas Ahmetit BDI-ja ka kaluar ka kaluar në shumë përballje dhe se kanë shumë armiq.

Shton se fitoret e BDI-së mbajnë vulën e popullit dhe për këtë të gjithë e kanë të kotë.

“Jemi përpjek të dalim faqebardhë dhe të mos i zhgënjejmë popullin. Kemi krijuar shumë armiq, po ne s’jemi fajtorë që kemi fituar. Kemi pasur përballje shumë më të vështira. Të gjithë ata që mendojnë se do të na hidhërojnë dhe nxjerrin prej binarëve e kanë të kotë. Pjesa dërmuese e BDI-së ka kaluar në shumë përballje dhe mund të them se nervat i kemi prej litarit të çelikut dhe nuk ka as provokacion e shpifje që mund të na zhvendos nga platforma jonë për shqiptarët. E pranoj garën dhe rivalitetin, por jo shpifjen, kemi fituar se na ka dashur populli”, tha mes tjerash Ahmeti duke shtuar se BDI-ja nuk njeh dhe nuk do të regjistrojë humbje asnjëherë.