BotaTop Lajme

Trump: Shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin – Luftë pa kuptim

Shpërndaje

Në një intervistë radiofonike Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha: “Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin, duhet ta them këtë” Ai shtoi: “Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer; jam shumë i zhgënjyer.”
Trump u ankua edhe më tej gjatë intervistës me drejtuesin e emisionit, gazetarin Scott Jennings, se “mijëra njerëz po vdesin dhe kjo është një luftë që nuk ka kuptim”.

Trump, i cili kishte njoftuar gjatë fushatës së tij zgjedhore se do t’i jepte fund brenda 24 orësh luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë, e cila po zgjat prej më shumë se tre vjet, u takua me Putinin në Alaskë më 15 gusht. Edhe pse Trumpi dhe Putini biseduan për një takim të mëvonshëm tripalësh mes Putinit dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, ky takim deri tani nuk është zhvilluar. Presidenti Trump nuk bëri asnjë deklaratë për pasoja të mundshme të refuzimit të Putinit për takimin.

Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski Rusia po dislokon trupa të reja në disa vija të frontit dhe po vazhdon sulmet ajrore ndaj objektivave ukrainase. Udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha Zelensky në video-fjalimin e tij të mbrëmje. Por Ukraina do të përgjigjet./DW