MaqedoniTop Lajme

UNT hap dyert për studentët e rinj në afatin e dytë të regjistrimeve

Shpërndaje

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup vijon procesi i regjistrimit të kandidatëve potencialë në afatin e dytë për vitin akademik 2025/2026, në të gjitha tetë fakultetet studimore, si universiteti i vetëm publik në kryeqytet në gjuhën amëtare.

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga kryetarja e Komisionit Universitar për Regjistrim për vitin akademik 2025/2026, Doc. Dr. Arta Xhelili, si dhe sekretari i përgjithshëm, Mr. Pishtar Lutfiu, vizituan njësitë akademike ku po zhvillohet procesi i aplikimit.

Regjistrimet e afatit të dytë zhvillohen nga 9 deri më 11.09.2025, ku studentët e rinj kanë mundësi të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë:
Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Fakultetit të Shkencave Informatike
Fakultetit të Shkencave Teknike
Fakultetit të Shkencave Teknologjike
Fakultetit të Shkencave Sociale
Fakultetit të Shkencave Humane
Fakultetit Juridik
Fakultetit Ekonomik

Stafi akademik dhe administrativ i UNT-së është në dispozicion për të gjithë kandidatët që kanë zgjedhur universitetin tonë për të nisur rrugëtimin e tyre akademik.
Ju mirëpresim në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup!

✍️ #REGJISTROHU
Për më shumë ndiq: www.unt.edu.mk