Osmani takon presidentin turk Erdogan, e falënderon për mbështetje ndaj Kosovës dhe fuqizimin e raporteve

Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mori pjesë në Forumin e Antalias, ndërkaq gjatë vizitës në Turqi ka takuar presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Osmani ka falënderuar presidentin turk për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!

Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, shkruan Osmani.