“Si Toskana duket!” Rama në Elbasan: Në vitin 2027 do të zhvillohet këtu gara e parë e Formula 1!

Shpërndaje

Edi Rama ishte këtë të shtunë në kantierin e Automotoparkut në qytetin e Elbasanit, ku po ndërtohet pista për zhvillimin e sportve automotoristike.

Gjatë fjalës së tij, ku kishte në krah edhe kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Rama u shpreh se pu nimet duhet të ecin me ritme të larta pasi në vitin 2027, sipas tij, aty do të zhvillohet gara e parë e Formula 1.

“Është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Duhet bërë paralelisht një projekt edhe për të gjithë pjesën rreth e rrotull, pasi janë shumë të rëndësishme për imazhin. Duhet krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës. Ajo sjell 50 mijë deri në 100 mijë njerëz që e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që të gjitha segmentet nga vihet të jenë me standarde shumë të larta.

Ky është një projekt i klasit botëror, në të gjithë kuptimin. Është fantastike, unike, si në Toskanë. Duhet të ecim shumë fortë që në vitin 2026 të mbarojë ky projekt”.