“AKI do të shpërbëhet” – Mexhiti: BDI po shkon rrugës së PPD-së
Kryetari i ri i Çairit, Izet Mexhiti në një intervistë dhënë për TV21 tha se AKI-ja do të shpërbëhet dhe se do të ketë lëvizje të strukturave. Mexhiti tha se te AKI-ja kanë shpresuar që do ta kenë një pjesë të madhe të elektoratit pas largimit të Arben Taravarit nga VLEN, por kanë humbur shpresat pas rezultateve të zgjedhjeve lokale.
“Po ka fillu, sepse te AKI-ja nuk e kam pritur këtë rezultat, sidomos me largimin e Taravarit para gjashtë muaj, kanë mendu që e kanë 90% elektoratit. Unë e kam elaboruar edhe këtu te 21-shi që mund të shkojnë liderët, po anëtarësia do mbetet me VLEN-in dhe kjo u dëshmu edhe këtu. Nuk e kanë pritur këtë rezultat dhe nuk është ndjenja e humbjes te ato. Është tash ndjenja e humbjes së shpresës. Pra, e kanë humbur edhe shpresën për rikthim apo për diçka tjetër. Prandaj, ka fillu pra një pjesë e mirë e elektoratit të lëviz. Struktura drejt, t’i bashkangjitet Vlenit. Ka komunikime. Unë mendoj, pres që shpërbëhet AKI-ja edhe të ketë lëvizje të reja”, tha Mexhiti.

