Ali Ahmeti: Me 2 nëntor, loja fillon nga e para, me rezultat 0–0 (VIDEO)
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, deklaroi sot pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore se zgjedhjet nuk përbëjnë humbje për partinë që ai drejton.
“Absolutisht nuk është humbje. Me 2 nëntor, loja fillon nga e para, me rezultat 0–0. Në çdo betejë ka edhe humbje,” tha Ahmeti, njofton TS.
Ahmeti shtoi se BDI ka arritur fitore në disa komuna në raundin e parë dhe se mbetet e angazhuar për bashkëpunim me të gjitha partitë politike.
Sipas tij, partia që ka fituar në vazhdimësi gjatë 25 viteve të fundit nuk mund të quhet humbëse.
“Humbësi duhet të tërhiqet, jo fituesi,” theksoi Ahmeti, duke nënvizuar se më 2 nëntor do të zhvillohet “beteja e vërtetë” për konfirmimin e mandatit të Aleancës Kombëtare për Integrim.

