KURTI: Autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka dalë në terren për të parë punimet në infrastrukturë. Ai vizitoi puëntorët që po punojnë në autostradën Prishtinë-Gjilan.

Postimi nga KURTI:
Kanë përfunduar mbi 70% të punimeve. I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të parë dhe llotit të dytë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave Smallushë dhe Sllovi që të kenë gjithashtu qasje. Gjithsej kjo pjesë do të ketë gjatësinë prej 22.8 km, prej Banullës në Lipjan te Bresalci në Gjilan.
Qeveria për Komunat.