MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti mesazh nga Tirana: Liria e Kosovës nuk është arenë politike dhe ndasi shqiptare

Shpërndaje

Kreu i BDI, Ali Ahmeti thotë se liria e ish krerëve të UÇK, është e vonuar. Në tubimin në Tiranë, Ahmeti dha një mesazh, ku deklaroi se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për kauzën e UÇK.

Ahmeti shtoi se liria e Kosovës nuk është arenë politike dhe ndasi për shqiptarët.

“UÇK ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare për luftë dhe nuk ka shkelur ligjet e luftës. Është dëshmuar nga gjykata ndërkombëtare dhe vendore. U dëshmua edhe nga dëshmitë amerikane dhe britanike në Hagë. Gjykimi shfaqi botërisht që UÇK ishte partnere e NATO-s amerikës dhe Evropës.

Dëshmitë konfirmuan se jemi partnerë të Uashingtonit dhe Brukselit. Liria e tyre është e vonuar duhet të vijë menjëherë, pa asnjë vonesë shtesë. Ka akoma në mesin tonë, ca që i shërbejnë agjentëve ruso-serbe, duke shpërndarë propaganda dashakeqe, pa qenë të vetëdijshëm që i shërbejnë Beogradit dhe Moskës. Liria e Kosovës nuk është arenë politike, nuk është fushë pjellore për ndasi. Duhet të bashkohemi, të bëhemi bashkë, siç u bashkuam për Kosovën Republikë, Shqipërinë në NATO.”, theksoi ai.

VIDEO