Emir Sulejmani: Çdo votë është zëri i shpresës, i ndryshimit dhe i dinjitetit
Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, sot realizoi të drejtën qytetare për votim.
“Unë votova!
Sot vendosa për fëmijët tanë, për familjet e ndershme dhe për Zhelinën që e duam me zemër.
Çdo votë është zëri i shpresës, i ndryshimit dhe i dinjitetit.
Faleminderit secilit që po del me besim!”