Fatmir Limani nga Viena: Vetëm një mandat më duhet për të sjellë ndryshimin, i dyti i takon brezit të ri
Në tubimine organzuar në Vienë me mergimtarët shqiptarë nga Kërçova, Fatmir Limani, kandidat iVLEN-it për këtë komunë, ka thënë se i duhet vetëm një mandat për ta sjellë ndryshimin në Kërçovë. Sipas tij mandati i dytë do ti kakojë brezit të ri.
”Vetëm një mandat më duhet ta sjell ndryshimin, sepse i dyti do të jetë absolutisht mandat i brezit më të ri se unë. Me mua, Kërçova do të shndërrohet në njëlloj kryeqendre të rajonit në infrastrukturë, mjekësi, shkollim etj. Ne do ta bëjmë spitalin me çdo kusht, sepse nuk ka kthim mbrapa. Spitalin nuk mund ta bëjë dikush që i dërgon familjarët e vet në spitalet e Vjenës, Berlinit apo diku tjetër. Unë jam dikush që e dërgoj nënën time në spitalin ekzistues, i di kushtet e tij dhe jam i betuar për ndryshim. Nëse mërgata, apo të rinjtë kanë ardhur më pak këtë vit, kjo ka ndodhur edhe sepse ata nuk kanë besim se ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre në rast sëmundjeje, theksoi Fatmir Limani
Kandidati Limani nënvizoi se 130 milionë eurot e segmentit të Korridorit 8, përmbyllja e spitalit në vitin 2029, përmbyllja e kanalizimit dhe ujësjellësit për vendbanimin e Zajazit etj., do të krijojnë vende pune dhe financim për kompanitë vendore. Ai dha pjesë të programit të tij për rininë e mërgatës, siç janë lehtësitë fiskale për 5 vjet, mbështetja me krah pune të kualifikuar dhe për eksportin e produkteve të gatshme.
Limani shpjegoi arsyet e rreshtimit të tij aktual:
“Kam luftuar gjithmonë për krijimin e hapësirave për të rinjtë e më të aftët dhe jam larguar kur kam parë stagnimin e kuadrove, diçka që ka inkurajuar dëbimin e rinisë në mërgim’’.
Drita Çacaj, këshilltare në Bashkinë e Vjenës, tha se e vlerëson jashtëzakonisht programin për rininë në ofertën elektorale.
Një bashkëvendase nga Kërçova, që e mori fjalën, tha:
“Kemi qenë të detyruar të largohemi nga mungesa e mundësive në vendlindje. Vetëm 3% e gjeneratës së vitit 1989, që ishte e artë, u punësua, ndërsa 97% nuk gjeti asnjë mundësi punësimi. Falë Fatmir Limanit, në detyrën e tij të mëparshme, u punësua vëllai im.”
Analisti i njohur dhe këshilltari politik i ftuar atje, Mentor Nazarko, u shpreh se ndjen në këtë tubim frymën e ndryshimit.
“Rinia e mërgatës sjell ndryshimin nëse voton masivisht. Fryma e saj, që pamë në Europianët e futbollit, është baza e një lëvizjeje të fuqishme që mund t’i japë fund epokës së stagnimit kudo në viset shqiptare.
Vlerat që përfaqëson Fatmir Limani, si humanizmi, fjala e mbajtur, vizioni, fryma e patriotizmit modern dhe shto këtu bashkëpunimin komunë–qeveri, janë garanci për zhvillim të qëndrueshëm.
Ai mund të jetë pikë referimi për investime nga Shqipëria, sepse sot shqiptarët janë shumë të fortë,” – tha Nazarko.
Në fjalën e tij, Shefqet Balaj, këshilltar komunal në Horrent dhe anëtar i Partisë ÖVP në Austri, theksoi:
“Kërçova ka nevojë për një lidership të ri, të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, i cili do të jetë zëri i komunitetit në çdo sfidë dhe do të punojë për zhvillim dhe bashkim të qëndrueshëm. Fatmir Limani është pikërisht njeriu që sjell këtë frymë të re dhe shpresë për qytetarët.”
Teuta Ahmedi Purellku, bartëse e listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN në Kërçovë, vuri në pah rolin e rëndësishëm të grave në politikë:
“Ne do të ndryshojmë gjendjen në shkollat tona që po boshatisen dhe do të angazhohemi fuqishëm për kthimin e rinisë së mërgatës, që shpesh ka qenë pjesa më e mirë e nxënësve të mi,” tha ajo.
Mazllam Osmani, drejtor i Qendrës për Kulturë në Kërçovë, nënvizoi rëndësinë e kulturës si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe programin e shpresës që përfshin zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social:
“Kandidatët e tjerë, nëse duan të tregohen heronjë, të japin dorëheqje dhe t’i bashkohen vizionit të Fatmir Limanit për ndryshim. Kësisoj do ta fitojmë Kërçovën që në raundin e parë.
Në përmbyllje të tubimit u bë thirrje e hapur për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale më 19 Tetor, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi vendimtare për të ardhmen e Kërçovës: