“Babagjyshi kroat” bëhet për spital (Video)

Shpërndaje

Disa persona janë arrestuar në Slavonski Brod, Kroaci pas rrahjes brutale të një të riu të veshur me kostumin e babagjyshit.

Në rrjetet sociale është publikuar një video e rrahjes brutale të një të riu të veshur me kostumin e babagjyshit. Ky i fundit duket i shtrirë në rrugë dhe pavarësisht tentativës për t’u ngritur disa persona e godasin me shqelma në kokë. Pas kësaj, i riu i goditur bie pa ndjenja në asfalt.

Menjëherë pas këtyre pamjeve policia ka arrestuar personat e dehur të përfshirë në rrahjen brutale. I riu i veshur si babagjysh ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe po trajtohet në spital.