Politikani serb thotë se kriminelët e Vuçiqit po i rrahin serbët në veri, jo shqiptarët

Shpërndaje

Tash e 16 ditë janë vendosur barrikadat në veri të Kosovës, ku po dyshohet se në to janë të përfshira disa grupe kriminale.

Politikani serb, Nikola Sandulovic ka thënë se çdo ditë merr mesazhe të shumta nga serbët e Kosovës të cilët thonë se grupe kriminale serbe po ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre për mospjesmarrje në barrikada, raporton Zeri.info.