BDI sonte përmbylli fushatën zgjedhore në Gostivarin e fitoreve të mëdha

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përmbyllur fushatën për Zgjedhjet lokale me Tubimin e mbajtur sonte në komunën e Gostivarit ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune z. Nevzat Bejta dhe Listën e këshilltarëve të kryesuar nga z. Afrim Aruçi.

Para qytetarëve të Gostivarit fjalim mbajtën kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, kryetari i Parlamentit z. Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, kandidati për kryetar komune z. Nevzat Bejta, zëvendësministri dhe kryetari i degës së BDI-së në Gostivar z. Bashkim Hasani.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti para të pranishmëve në këtë tubim ka thënë se Gostivari meriton më mirë, më shumë dhe para se gjithash ndryshim. Ai bëri thirrje që të votohet kandidati i BDI-së Nevzat Bejta dhe lista e këshilltarëve të kryesuara nga Afrim Aruçi.

“Unë këtu kam ardhur të apeloj e thërras çdo qytetar të Gostivarit sepse Agjenda jonë është europiane, është e ardhmërisë. Platforma jonë është e shëndetësisë që zgjatë jetë, kështu që përkrahja le të jetë e parezervë. I thërras të gjithë se nuk do i turpërojmë. Me Kapitullin e ri që po hapim, siç kemi dhënë betimin në 2002 kur ne kemi hequr nga brezi armët dhe kemi hyrë politikës dhe me sukses kemi dalë në të gjitha frontet. Tash kemi mision të ri, me misionarë dhe asnjëherë nuk do të turpëroheni e pendoheni për përkrahjen që do i jepni Nevzat Bejtës, sepse e di që është i pregaditur dhe qytetit do i jep hije si duhet”, ka theksuar Ahmeti.

Kryetari i kuvendit z. Talat Xhaferi tha se Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë fushatë zgjedhore, nga Likova e deri në Strugë para votuesve ka prezantuar program cilësor, ka prezantuar Agjendën e blertë e cila në vete ngërthen jetë, kurse në asnjë moment nuk është marr me oponentët politik pasi që atyre përgjigjen më të mirë do tua japin qytetarët të dielën, në ditën e votimit.

“Neve na kanë tentuar të na nënshtrojnë nëpër histori të ndryshme. Dua të rikujtoj historinë më të re tonën për flamurin që na dhunuan dhe na vranë por nuk na nënshtruan. Sot jemi para jush të ju ftojmë bashkërisht dhe të vlerësojmë se çfarë është bërë e çfarë jo në këto 4 vite. Kur tash jam në këto tema shtrohet fjala për çka mbahet mend 2005-2009, për pastrimin e qendrës që ishte shndëruar në qendër të së keqes dhe bërë qendrën që është sot. Duhet të votojmë numrin 3 pasnesër, ditës së të Dielës tonë fitimtare”, ka theksuar Xhaferi.

Zëvendëskryeministri i parë, z. Artan Grubi gjatë fjalimit të tij para banorëve të Gostivarit ka thënë se Gostivari nuk është një qytet me të cilin duhet të udhëheq një njeri i paaftë dhe pa vullnet për të vazhduar më tej. Të gjitha kërkesat që do dalin nga kandidati i BDI-së për kryetar i Gostivarit, z. Nevzat Bejta dhe nga këshilltarët të cilët kësaj radhe janë më të mirët, do të përkrahen 100% nga e gjithë Qeveria.

“Këto vite në politikë më ka rastisur të njoh shumë njerëz me besime më të ndryshme por, asnjëherë askund asnjë njeri nuk më ka rënë ta takoj që ta dojë Gostivarin më shumë se Nevzat Bejta. Nevzati jeton dhe flijohet për Gostivarin. Më 17 Tetor kur të shkoni në kutitë e votimit, mos leni njeri te shpia. Kur të rrethoni numrin 3, dijeni se e bëni për Ali Ahmeti, vota në Gostivar është për Ali Ahmetin”, theksoi Grubi.

Kandidati për kryetar komune Nevzat Bejta para qytetarëve tha se kandidon për të gjithë qytetarët, me qëllime të sinqerta.

“Unë kurrë nuk kam qenë kështu dhe kurrë nuk dua të jem kështu. Mund të kem bërë gabime si të gjithë, por gjithmonë kam pasur qëllime të sinqerta. Unë nuk kandidoj për karrierën time, unë kandidoj për qytetarët, për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse jeni shqiptarë, maqedonas, turq apo romë. Unë besoj se ne të gjithë jemi vëllezër dhe motra këtu në Gostivar dhe se jetojmë në respekt të ndërsjellë për historinë, traditat dhe kulturën tonë. Këto janë zgjedhje lokale, këto zgjedhje kanë të bëjnë me ndërtimin e një vendi më të mirë për të jetuar për të gjithë ne. Së bashku, dhe jo të ndarë”, ka theksuar Bejta.

Kryetari i degës së BDI në Gostivar, Bashkim Hasani ka bërë thirrje që të votohet numri 3 që Nevzat Bejta të rikthejë projektet e mira për qytetarët e Gostivarit.

“Sonte përmbyllim fushatën me këtë tubim me të cilën , nesër përfundojmë pregaditjet dhe më 17 Tetor do kujdesemi që zgjedhjet të jenë të qeta dhe demokratike. Ejani të bëhemi bashkë, pa ndasi në komb e fe, për të zgjedhur në krye të komunës një punëtor që me vepra ka treguar se mund të punojë për komunën tonë për të zgjedhur hallet e qytetarëve”, ka theksuar Bashkim Hasani.

Bashkimi Demokratik për Integrim, do të angazhohet në maksimum që komuna në përgjithësi të jetë një nga komunat më derëhapur për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, gjinore, fetare e aq më pak politike.

Ndryshe, sonte në mesnatë hynë në fuqi heshtja parazgjedhore, për Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 Tetor.

Vepro drejtë, voto blertë, rretho numrin 3.