MaqedoniTop Lajme

Kasami, kjo s’është vetëm fushatë, por edhe mision jetik për ta ndryshuar Tetovën

Shpërndaje

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, sonte ka mbajtur tubim me banorët në lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi.

Në prezencë të shumë mbështetësve, Kasami tha se “kjo nuk është vetëm fushatë politike, por edhe mision i jetës së tij, ta ndryshojë Tetovën”.

Postimi i plote:

Sonte pata nderin dhe kënaqësinë që pranë fqinjëve, miqve e bashkëqytetarëve të mi, në lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi në një tubim mbresëlënës, të ndaj vizionin dhe programin tonë për Kapitullin e Dytë për Tetovën.
Në këto lagje jam rritur, këtu jetoj dhe çdo ditë ndaj të mirat e të këqijat me ju. Prandaj, kjo nuk është vetëm fushatë politike për mua, është misioni i jetës sime, të ndryshojmë Tetovën bashkë!
Energjia që ndjeva sonte ishte dëshmi e qartë se lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi janë gati për ta vazhduar ndryshimin, se Tetova është gati të ngrihet fuqishëm dhe të mos kthehet më prapa.
Më 19 tetor, të gjithë së bashku, si një familje e madhe, ta vulosim fitoren e madhe.