MaqedoniTop Lajme

Kasami: Zanati meriton respektin dhe përkrahjen tonë

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar punishten e mjeshtrit të njohur të filigranit, Abdylxhemil Jusufi, i cili vazhdon ta kultivojë këtë zanat të rrallë të trashëguar brez pas brezi.

Postimi nga KASAMI:

Zanati meriton respektin dhe përkrahjen tonë
Vizitova punishten e Abdylxhemil Jusufit, i cili me duart e tij të vyera kultivon zanatin e filigranit. E trashëgoi nga babai i tij Ibrahimi dhe po ia trashëgon edhe djalit.
Ndërsa e shihja se si punon në detaje çdo copëz filigrani, kujtova se punët e mira bëhen me shumë durim dhe përkushtim. Njëashtu po e transformojmë gjithë Tetovën, me vëmendje te dejat, me durim dhe punë për çdo ditë.
Edhe në mandatin e dytë do ta vazhdojmë përkrahjen për zanatet, për kulturën, trashëgiminë tonë dhe zhvillimin ekonomik lokal.