RajoniTop Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti: Sot është dita e qytetarëve – dita e votës!

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e komunave të vendit. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në votim, duke theksuar se me votën e tyre ata përcaktojnë drejtimin e zhvillimit për katër vitet e ardhshme – për çerdhet, shkollat, ujin, shëndetin, infrastrukturën dhe çdo shërbim publik që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme.

Postimi i plotë:

Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona: për çerdhen, për shkollën, për ujin, për shëndetin, për shërbimet dhe për infrastrukturën në lagjet e qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë.
Përveçse qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë, për t’i plotësuar nevojat e tyre.
Gëzuar!