MaqedoniTop Lajme

MSH: Fillo sezoni i vaksinimit kundër gripit sezonal – mbrohu në kohë!

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal, një masë thelbësore për parandalimin e sëmundjes dhe komplikimeve që mund të shkaktojë, sidomos tek grupet më të rrezikuara. Edhe këtë vit, vaksinat sigurohen falas për kategoritë e përcaktuara të popullsisë, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e shëndetit publik, njofton albazone media.

Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, Përpara se të plotësoni aplikacionin për të shprehur interes për vaksinim falas kundër gripit sezonal për 2025/2026, ju lutemi lexoni me kujdes informacionin e mëposhtëm:
Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikimeve dhe vdekshmërine veçanërisht tek grupet më të rrezikuara
Vaksinimi kundër gripit sezonal nuk është I obligueshëm, bëhet me kërkesë të qytetarit
Vaksinimi falas kundër gripit sezonal synohet për grupet e rrezikuara të mëposhtme:
Të moshuar (mbi 65 vjeç)
Personat me sëmundje kronike
Punonjësit shëndetësor
Gratë shtatzëna
Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç
Duke plotësuar formularin, ju direkt regjistroheni për vaksinim në sistemin Termi im
Sipas orarit të parashikuar në planin per vaksinim, do të informoehni përmes SMS për datën dhe orën e saktë se kur duhet të vaksinoheni në pikën e vaksinimit qe zgjodhët gjate regjistrimit

Njoftimi nga facebook:
Të nderuar qytetarë,
Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efikase parandaluese për mbrojtje nga gripi dhe komplikacionet më serioze, veçanërisht për grupet e rrezikuara të popullsisë.
Ministria e Shëndetësisë ofron vaksinim falas për grupet e rrezikuara, dhe për këtë qëllim këtë vit janë siguruar 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur Abbott nga Holanda.
Ju kujtojmë se të gjithë qytetarët e interesuar mund të regjistrohen në aplikacionin https://vakcinacija.mk/al/landing në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut amë.

Në vijim të linkut mund të shikoni një video për përfitimet e vaksinimit në kohë:

https://youtu.be/glboMUhz-eI