Osmani: Kurs për teknologji dhe mbështetje financiare deri 5000 denarë për pensionistët
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga AKI, Bujar Osmani, prezantoi strategjinë e tij gjithëpërfshirëse për mbështetje shëndetësore dhe sociale të pensionistëve, njofton albazone media.
Sipas tij, pjesët më të rëndësishme të kësaj strategjie janë dy projektet madhore shëndetësore, “Kujdes në shtëpi” dhe “Spitali lëvizës në lagje”, përmes të cilëve komuna, për herë të parë, do të zbatojë modelin e kujdesit shëndetësor që shkon te qytetari, e jo anasjelltas.
Postimi i plotë:
Kujdesi ndaj të moshuarve nuk është detyrim – është masë e njerëzillëkut dhe respektit. Ata e ndërtuan këtë qytet, këtë komunitet dhe e meritojnë mbështetjen tonë sot, kur ajo u duhet më shumë.
Prandaj e krijuam Programin “Me zemër për të moshuarit” – real, i qëndrueshëm dhe njerëzor:
– kartela “Vitet e Arta” – mundëson zbritje në farmaci, markete, institucione kulturore dhe shërbime të tjera me interes publik;
– mbështetje financiare prej 2.500 denarësh për pensionistët me të ardhura më të ulëta, me synim që gradualisht të rritet në 5.000 denarë;
– subvencione për kujdes cilësor dhe ndihmë në kushte shtëpiake, që të moshuarit të mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pranë më të dashurve të tyre;
– ekuipa shëndetësore mobile dhe klube të reja pensionistësh – sepse pleqëria duhet të nënkuptojë siguri, dinjitet dhe bashkësi, jo izolim.
Këto nuk janë premtime, kjo është detyra jonë ➡ me respekt, me zemër dhe me vepra!
#PleqëriMeDinjtet #MeZemërPërTëMoshuarit #MbështetjePërPensionistët
#BashkëPërÇairin #TaBëjmëNdryshimin