RajoniTop Lajme

Osmani: Njohja nga Siria nuk erdhi brenda natës, do të ketë shumë lajme të mira në muajt në vijim

Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është lajmëruar nga Riadi, nga ku paralajmëroi “shumë lajme të tjera të mira, në muajt që vijnë”.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në profilin e saj në Facebook, Osmani tha se njohja e Kosovës nga Siria është një lajm i jashtëzakonshëm.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm sepse bën bashkë dy shtete në krijimin e marrëdhënieve diplomatike, ndërshtetërore, dy shtete që kanë vuajtur shumë nga luftrat e tmerrshme, që kanë humbur shumë, kanë sakrifikuar shum”, tha ajo.

“Sot ky akt i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe ky akt i njohjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sirisë është më shumë sesa njohje e sovranitetit shtetërorë, është njohje e sakrificës së gjatë të popullit tanë për liri”, shtoi presidentja Osmani.

Osmani tha se “njohja nga Siria nuk ka ardhë brenda natës”, derisa tregoi për takimin e parë me presidentin e Sirisë në muajin prill, ku shtoi se “nga atëherë ekipet e dy shteteve kanë qenë në kontakt.

“Do të ketë natyrisht edhe tjera lajme të mira edhe muajve që vinë, ne do të punojmë pa ndalë në mënyrë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare që ta ketë vendin që e meriton në mesin e kombeve të lira, edhe njohja nga Siria nuk ka ardhur brenda natës. Ne kemi pasur takimin e parë me presidentin e Sirisë, në muajin prill dhe që nga atëherë ekipet tona janë të kontakt për të përgaditur ecjen përpara të dy shteteve tona. Dhe sot ky akt i njohjes së ndërsjellë u realizua me ndërmjetësimin dhe me mbështetjen, lidershipin e Princit të kurorës dhe kryeministrit të Arabisë Saudite i cili është një përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës”, deklaroi presidentja Osmani.