Konfiskohen restoranti dhe banesa e Radoijçiqit në veri të Mitrovicës (VIDEO)

Shpërndaje

Është duke u bërë konfiskimi i restorantit dhe banesës së Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se banesa ndodhet në katin e gjashtë të ndërtesës.

“Ju informojmë se zyrtaret e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se sekuestruar dhe te konfiskuar-AAPSK ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar ekzekutimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtare të Përkohshëm për administrimin e pasurisë së specifikuar tek Administruesi i Pasurisë të nxjerrë nga Gjykata Themelore – Departamenti Special në Prishtinë të Vërtetuar me Aktvendim nga Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special”.

A”gjencia ka filluar evidentimin e pasurive të përshkruara ne Urdhrit të lartëcekur ndër to edhe Vila tek Ujmani Ne Zubin Potok me objekte përcjellëse, në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës. Sot po konfiskohet edhe Restorant Grey dhe një banesë në katin e 6 të asaj ndërtese”, thuhet tutje në konfirmim.