Shkëndija, kampione e Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Klubi shqiptar që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, ka arritur ta sigurojë titullin e kampionit për të dytin sezon radhazi, apo të tretin në histori.

Fitorja me epërsi minimale 1:0 kundër Rabotnicki Skopjes i mjaftoi Shkëndijës për ta siguruar titullin e kampiones së Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Golin e fitores e shënoi 22-vjeçari Ennur Totre në minutën e 90-të të ndeshjes.

Me 32 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Shkëndija i ka grumbulluar 71 pikë, duke e lënë pas vetes Vardarin me 59 pikë dhe Akademija Pandevin me 53 pikë.