Tetova si Monako? Kasami shpërndan pamje nga garat me Formula 1 në rrugët e sapoasfaltuara!
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zgjedhur një mënyrë kreative për të promovuar punimet e fundit në infrastrukturë. Në rrjete sociale, ai ka shpërndarë një video të titulluar “Grand Prix Tetova”, ku shihet sikur bolidët e Formula 1 garojnë nëpër rrugët e qytetit.
Videoja, e cila duket qartë se është e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA), paraqet Tetovën si pistë garash me asfalt të ri e shkëlqyeshëm. Me këtë publikim, Kasami duket se ka dashur të përcjellë me ironi se rrugët e rregulluara tashmë “janë gati edhe për Formula 1”.
Krahas videos, ai ka shkruar edhe mbishkrimin: “Fundjavë të mbarë miq!”.