Nis vendosja e barrikadave në veri (Video)

Shpërndaje

Në Leposaviq, serbët lokalë kanë nisur vendosjen e barrikadave nëpër rrugë.

Sipas “KosovoOnllajn”, qytetarët kanë vendosur barrikadë prej zhavorri në rrugën që të çon pikërisht në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, shkruan Klankosova.tv.

“Pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës në Leposaviq, qytetarët kanë vendosur barrikadë drejtpërsëdrejti përballë komunës në kthesën për tek ndërtesa e komunës”.

“Ata e ngritën barrikadën duke shkarkuar zhavorr nga njëra anë e afrimit drejt komunës dhe duke bllokuar kështu atë pjesë të rrugës”.