MaqedoniTop Lajme

Bilall Kasami pas votimit: “Sot fjala u takon qytetarëve — ta shfrytëzojmë këtë ditë për të ardhmen e Tetovës”

Shpërndaje

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ushtruar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale, njofton albazone media.

Ai theksoi rëndësinë e kësaj dite për të ardhmen e qytetit dhe gjeneratave të reja, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Deklarata e tij:
“Sapo shfrytëzova të drejtën time demokratike për të votuar në këto zgjedhje lokale.
Votova duke pasur në mendje ardhmërinë e fëmijëve tanë, ardhmërinë e këtij qyteti të bekuar dhe mirëqenien e shoqërisë sonë.
Ju ftoj ta shfrytëzojmë këtë ditë të bukur me dalje sa më masive në zgjedhje. Sot fjala u takon juve. Shfrytëzojeni këtë moment.”