Daut Memishi merr mandatin për kryetar të Komunës së Tearcës
Daut Memishi nga radhët e VLEN sot ka marr mandatin në udhëheqjen e komunës së Tearcës. Memishi u prit nga kryetari në ikje Nuhi Neziri, duke i uruar sukses në mandatin e tij 4 vjeçar. Gjithashtu Memishi premtoj se do të punoj për gjithë qytetarët.
Postimi i plotë:
Me shumë përgjegjësi dhe mirënjohje mora sot detyrën si kryetar i ri i Komunës së Tearcës. Besimin që na e dhanë qytetarët do ta arsyetojmë me shumë punë dhe përkushtim për komunën tonë.
Prej sot fillojmë punën për një Tearcë të re, të hapur, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Qytetarët na votuan për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim bashkë, duke dëgjuar hallet e tyre dhe duke u përkujdesur për dertet e tyre.
Dalshim faqebardhë!


