Fetai: Pas fitores historike, drejt një Aleance më të fortë dhe një VLEN-i më të përgatitur për qeverisje
Pas fitores plebishitare të koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale të 19 tetorit dhe 2 nëntorit, zv/kryeministri Arben Fetai ka zhvilluar takime intensive në selinë qendrore me kryesinë, koordinatorët e degëve dhe zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët. Këto takime vijnë në një moment reflektimi dhe konsolidimi, ku përveç festimit të një fitoreje të pastër e dinjitoze, po përcaktohen edhe drejtimet për forcimin e strukturave dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme të qeverisjes, njofton albazone media.
Postimi nga FETAI:
Pas fitores plebishitare të koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale të 19 tetorit dhe 2 nëntorit, takime intensive në seli me kryesinë, koordinatorët e degëve dhe zyrtarët e emëruar të Aleancës për Shqiptarët.
Kohë për të kremtuar një fitore historike të pastërtisë mbi dredhinë, të konsistencës mbi pazarin dhe të vendosmërisë mbi dorëzimin. Kohë për të reflektuar poashtu mbi një Aleancë edhe më të fortë e më kompakte, për një VLEN edhe më të përgatitur për sfidat e qeverisjes në çdo nivel.
Faleminderit të gjithë aktivistëve për punën e palodhur dhe kontributin e çmuar në këtë fitore historike. E ardhmja është e ndritshme!

