Fitore në raundin e parë, Fatmir Izairi merr mbështetje të madhe në çdo fshat të Zhelinës (Foto)

Shpërndaje

Nuk është më lajm se Fatmir Izairi do të fitojë në raundin e parë, por është lajm se mbështetja e madhe që i jepet nga çdo fshat tejkalon edhe pritshmëritë e çdo sondazhi.

Debërca sonte dëshmoi se rreshtohet pas Fatmir Izairit për të ndryshuar jetën në këto fshatra të komunës së Zhelinës dhe për ti dhënë jetë edhe bizneseve të vendit.

Kandidati i BDI-së, Fatmir Izairi përpos që ka mbështetje të madhe nga qytetarët e Zhelinës, ai ka mbështetje të fuqishme edhe nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti.

Sonte në mbështetje ishte edhe zv.ministri i Transportit, Bekim Rexhepi i cili theksoi se agjenda e gjelbër nuk është vetëm fjalë por është OBLIGIM për transparencë, digjitalizim, mbyllje përfundimtare të infrastrukturës elementare dhe përkujdejse nikoqire për buxhetin.

Ndryshe Izairi është fitues në çdo sondazh që është publikuar deri tani edhe ate pritet që në raundin e parë me 17 tetor përballë tre kandidatëve tjerë të PDSH-së, ASH-së dhe BESËS.