Intervistë duke ecur nëpër Berlin, Osmani: Kosova ka çmontuar 900 banda kriminale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë më të veçantë për mediat ndërkombëtare.
Kësaj here duke ecur qytetit të Berlinit ajo iu është përgjigjur pyetjeve të Gordon Repinski nga POLITICO.
Osmani ka folur shumë çështje, e ndër to edhe për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi ☼montuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thënë Osmani.

