“Turp të të vijë, vrasës. E ke bërë Tiranën shesh pallatesh…”, thirrje kundër Erion Veliajt në takimin me të rinjtë (Video)

Shpërndaje

“Turp të të vijë”, “vrasës”, “ke shndërruar Tiranën në shesh pallatesh, “ke vrarë Ardit Gjoklajn”. Me këto thirrje disa aktivistë të Lëvizjes për Universitetin i kanë prishur takimin me regji qëndrore kryebashkiakut Erion Veliaj. Takimi po mbahej në Pallatin e Kongreseve me rastin e Ditës së Rinisë. Teksa Veliaj po mbante fjalën, aktivistët e kësaj lëvizje nisën të thirrnin kundër tij. Menjëherë ishin truprojat e Veliajt që ndërhynë për të nxjerr nga salla të rinjtë. Shihni pamjet më poshtë.