Kurti: Konjufca i ka të gjitha votat që kam pasur unë, me partitë e tjera s’ka gjasa për koalicion
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i pyetur se a i ka numrat Glauk Konjufca, ka thënë se ai i ka votat që i kishte edhe vetë Kurti, pra 56.
Tutje, i pari i Vetëvendosjes tha se nuk sheh koalicion me partitë tjera.
“Konjufca i ka që të gjitha votat që i kam pasur unë. Ju e dini që më datën 26 tetor në Kuvend unë i mora 56 vota. Ato i ka sigurt edhe Glauku, ndoshta ka edhe më shumë, por më pak nuk mund të marrë. Domethënë maksimumi im është minimum i Glaukut, prandaj le të përpiqemi maksimalisht..
Le të përpiqemi ta formojmë një qeveri dhe të ecim përpara. Sa i përket koalicioneve me këto parti, nuk po shoh kurrfarë mundësie, as teorike madje, për shkak të mosbashkëpunimit të tyre. Kemi shkruar letra, na është përgjigjur publikisht, na kanë thënë të mos takohemi. Në këtë atmosferë kaq të intoksikuar, unë nuk po shoh se si mund të ketë bashkëpunim mes partive”.
“Por, nëse mund të krijojmë diçka elementare — qoftë edhe të përkohshme, atëherë ekziston një shans që këtë ta bëjmë, nëse ekziston minimumi i vullnetit”, ka thënë tha Kurti

