A është “gjallë” koalicioni me “Alternativën”? Përgjigjet deputeti i ASH-së, Halil Snopçe (Video)

Shpërndaje

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, thotë se deri tani, koalicioni me “Alternativën” ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyeshme, megjithatë, nëse kjo parti bëhet pjesë e pushtetit ai koalicion do të pushojë së funksionuari, shkruan gazeta LAJM.

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është bërë para zgjedhjeve të kaluara parlamentare dhe ai koalicion ngërthen edhe një periudhë të zgjedhjeve parlamentare, zgjedhjet lokale deri përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kur ne do të duhej të merreshim vesh. Pra, kemi një koalicion që është faktik deri më tani, në mënyrë të shkëlqyeshme. Nëse themi ndryshe do të ishim mashtruar. Ne më shumë e kemi shfrytëzuar zyrën e koordinimit të përbashkët sesa zyrat tona personale dhe për gjithëçka kemi pas konsensus. Tani, “Alternativa” është subjekt autonom dhe vetë mund të vendos në kuadër të organeve të saja se çka do të bëjë me ofertën e Zaevit. Por, nëse “Alternativa” vendos të hyjë në Qeveri, ne vazhdojmë në opozitë vetëvetiu krijohen dy tabore të ndryshme”, u shpreh deputeti Halil Snopçe për gazetën LAJM.