Kushtetuesja: Vendimi për rritjen lineare të pensioneve nuk është marrë ende
Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se nuk është marrë ende një vendim për nenin 2 të Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore, me të cilin rriten pensionet, e njohur në publik si rritje lineare.
Në komunikatën e tyre thuhet se në seancën e mbajtur më 19 nëntor me shumicë votash është shprehur dyshim mbi kushtetutshmërinë e nenit 2, dhe aktualisht po zhvillohet faza e dytë e procedurës, ku kërkohen mendime nga autorët dhe propozuesit e ligjit, pas së cilës do të pasojë vendimi përfundimtar.
Gjykata Kushtetuese gjithashtu thekson se nuk do të rishikojë dispozitat që lidhen me rritjen e pensioneve prej 2.500 denarë, pasi tashmë ka refuzuar iniciativën për rishikimin e këtyre neneve, duke vlerësuar se ato ishin të përkohshme dhe nuk janë më pjesë e qarkullimit ligjor./TV21

