Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në lamtumirën e fundit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori sot pjesë në lamtumirën e fundit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, që u zhvillua me praninë e familjarëve, miqve të ngushtë, kolegëve politikë dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, njofton albazone media.
Postimi nga AHMETI:
Sot i dhamë lamtumirën e fundit mikut tim, Fatos Nanos.
Ai ishte një personalitet me mendje të ndritur dhe zemër të madhe, që e deshi kombin dhe punoi me përkushtim për të mirën e tij.
E kam njohur si mik, si bashkëbisedues të urtë dhe si burrë shteti që e kuptonte thellë peshën e fjalës dhe përgjegjësisë publike.
Kontributi i tij në jetën politike dhe shoqërore do të mbetet i çmuar dhe frymëzues për brezat që vijnë.
U prehtë në paqe!
Kujtimi për Fatos Nanon do të mbetet i gjallë ndër ne.









