Koha është për zgjim, jo për heshtje e nënshtrim…

Shpërndaje

Nga, Abdulla Mehmeti

Tani kur shqiptarët përballen me sfida të reja në Maqedoni:

– Marrëveshjen e Maqedonisë me Bullgarinë, për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, me të cilën shqiptarët nuk përmenden se ekzistojnë në këtë shtet;
– Marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të shtetit, me të cilën shqiptarët nuk përmenden se ekzistojnë në këtë shtet;
– Referendumin që pritet të mbahet më 30 shtator, ku shqiptarët trajtohen vetëm si makinë votuese, jo edhe si faktor etnik, politik dhe kushtetues;
– Integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, për çka pajtohen dhe përpiqen gati të gjithë shqiptarët, por nuk pajtohen as gjysma e qytetarëve të tjerë me prejardhje sllave;
– Ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, e cila deri më sot i ka trajtuar shqiptarët si pakicë kombëtare, ndërsa gjuhën shqipe, themelin e identitetit të tyre, si gjuhë që e flasin 20% e qytetarëve, jo si gjuhë shqipe, gjuhë amtare e popullit shqiptar në Maqedoni.

Çka duhet të bëjnë shqiptarët? Të heshtin si deri më sot, të dorëzohen, gjunjëzohen dhe poshtërohen edhe më tej?

Apo, të punojnë dhe sigurojnë zgjidhje të pranueshme edhe për shqiptarët, me forca të përbashkëta dhe me ndihmë nga jshtë, për ndërtimin e shtetit të Maqedonisë Verioreme, si shtet i përbashkët me të tjerët?