MaqedoniTop Lajme

Mexhiti: Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër i parë, Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Ekologjisë

Shpërndaje

Izet Mexhiti nga VLEN konfirmoi se Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, përcjell TV21. Mexhiti tha se ajo që dihet gjithashtu është se Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë, ndërsa ka mbetur të definohet se me cilën ministri do të udhëheq Sali.

“Nuk do të ketë rekonstruim, por do ketë plotësim të vendeve kryesisht, po. Po finalizohen. Ajo që dihet është se Bekim Sali do jetë zëvendëskryeministri i parë. Dhe do të duhet këto ditë ta definohet cilin resor tjetër do e mbulon. Dhe ministri i Ekologjisë do të jetë Muhamed Hoxha”, tha mes tjerash Mexhiti.