Mexhiti: Një ditë e madhe duhet të përmbyllet me një ngjarje të madhe, pikërisht si ky koncert!
Në Pallatin e Kulturës në Manastir, u ndez një atmosferë e jashtëzakonshme për nder të Ditës së Alfabetit, ditës që vulosi rrugën e gjuhës sonë drejt unitetit, identitetit dhe kulturës moderne shqiptare.
Ky koncert e mbyll siç duhet një ditë të rëndësishme, një ditë që na rikthen te rrënjët, te vizioni që i dha formë kombit tonë. Muzika, interpretimet artistike dhe emocionet në sallë u shndërruan në një homazh, për ata që në vitin 1908 vendosën themelet e gjuhës që sot na bashkon kudo.
Në këtë mbrëmje, arti bëri atë që di më së miri, e ktheu historinë, sakrificën dhe alfabetin në këngë. Manastiri, qyteti ku u ngrit një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit tonë, sot përsëri foli me me madhështi.
Një ditë e madhe duhet të përmbyllet me një ngjarje të madhe, pikërisht si ky koncert!

